Ky vend e ka numrin më të ulët të martesave në Europë?
Ndryshimi i konceptit rreth martesës ka nisur të reflektohet edhe në shifra! Njerëzit vendosin të martohen gjithnjë e më pak e ndërsa divorcet sa vijnë dhe shtohen. Të paktën këtë tregojnë shifrat nga vendet e Bashkimit Europian.
Sipas të dhënave të Eurostat, publikuar në Euroneës.al tregojnë se përqindja e martesave në BE që prej vitit 1964, ka rënë nga 8 për 1000 persona në 4.3 për 1000 në 2019-ën.
Krahas tyre, ato që janë dyfishuar janë divorcet ku nga 0.8 për 1000 banorë ka shkuar në 1.8 për po të njëjtin numër në 2019-ën.
Cilët janë vendet europiane që besojnë gjithnjë e më pak tek martesa?!
Në krye të listës rezulton Italia me vetëm 3 martesa për 1 mijë banorë. Pas saj në listë renditen Portugalia dhe Sllovenia.
Ndër vendet që ende e ruajnë traditën e martesës listohen Qipro, Lituania, Letonia dhe Hungaria.
Sa i përket divorceve, numri më i ulët është shënuar në Maltë dhe Irlandë, ku janë regjistruar 0.7 divorce për 1 mijë persona.
Edhe në vendin tonë, reduktimi i martesave është prezent si fenomen prej vitesh, në 2020-ën numri i tyre ra ndjeshëm.