“Buzëqeshin” Milani dhe Juventusi, Zirkzee kushton më pak seç mendohej
Gjykata merr vendim për dy nga nxënësit e përfshirë në rrahjen në Dardani
Policia e Kosovës ka arrestuar dy nxënës që ishin përfshirë në një përleshje afër shkollës “Dardania” në kryeqytet, pasi e përfunduan testin e arritshmërisë.
Të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgim prej një muaji.
“Policia e Kosovës, lidhur me incidentin e ndodhur ditë më parë në rrugën “Zija Shemsiu” të lagjes “Dardania” të Prishtinës ku ishin përfshirë disa nxënës, pas veprimeve operative hetimore ka identifikuar dhe njëherit arrestuar dy persona të dyshuar, ndaj të cilëve gjyqtari i procedurës paraprake iu ka vazhduar masën e paraburgimit prej 30 ditëve”.
Si pasojë e kësaj përleshje mbeti i plagosur me thikë edhe një 15 vjeçar.
“Në incidentin i cili kishte ndodhur jashtë objektit dhe hapësirave shkollore, njëri prej nxënësve kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor, përderisa Policia e Kosovës është duke vazhduar hetime intensive drejt identifikimit edhe të personave të tjerë të përfshirë në rast”, thuhet në kumtesën e policisë.