“Buzëqeshin” Milani dhe Juventusi, Zirkzee kushton më pak seç mendohej
Palmer takon Abdixhikun, flasin për rolin e SHBA-së në dialog
Zëvendësndihmës sekretari i SHBA-së, Mathew Palmer, është takuar me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë ditës së sotme. Përmes një njoftimi nga LDK-ja, Abdixhiku ka falënderuar Palmerin për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
“Kryetari Abdixhiku e falënderoi z. Palmer për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi se SHBA-ja është partneri më i fuqishëm në të gjithë proceset e konsolidimit dhe zhvillimit të shtetit tonë.Po ashtu, kryetari Abdixhiku e njoftoi z. Palmer për qëndrimet e LDK-së karshi situatës aktuale politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut Kosovë – Serbi. Ndërsa zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së, z. Palmer e falënderoi kryetarin Abdixhiku për konstruktivitetin që LDK-ja ka treguar në formimin e institucioneve”, thuhet në njoftimin e saj.
Matthew Palmer, pritet të takohen sot me krerët e institucioneve të Kosovës. Takimet do nisin nga ora 16:30 dhe përpos që do jenë të ndara, do të zhvillohen me dyer të mbyllura.
Për ardhjen e Palmerit në Kosovë ka njoftuar ambasadori amerikan, Philip Kosnett, i cili ka pritur atë në zyrat e Ambasadës. Kosnett ka Palmer do diskutojë për sfidat, mundësitë dhe çështjet e ngutshme që përballet Kosova.