Dielli lëshon valën magnetike më të madhe të zjarrtë në afro një dekadë
Biden pas takimit me Putin: Jam me Amerikën, jo kundër Rusisë
Presidenti i SHBA-ve ka dalë në një konferencë për media ku foli mbi takimin 4-orësh të mbajtur në Gjenevë me homologun rus Vladimir Putin.
“Unë jam me Amerikën, jo kundër Rusisë”, theksoi shefi i Shtëpisë së Bardhë.
“Aty ku kemi dallime unë dua që presidenti Putin të kuptoj pse them atë që them dhe pse bëj atë që bëj”, tha Biden.
“I thashë presidentit Putin se agjenda ime nuk është kundër Rusisë apo dikujt tjetër, është për popullin amerikan”, shtoi ai. Presidenti i SHBA-ve theksoi se të drejtat e njeriut janë me rëndësi për amerikanët, prandaj u shpreh ai “ato do të jenë gjithmonë në tryezën e bisedimeve”.
Joe Biden u pyet se çfarë pasojash do të ketë nëse do të ketë ndërhyrje të mëtejshme në zgjedhje ose sulme të tjera të sigurisë kibernetike kundër SHBA-ve.
“Ai e di që ka pasoja. Ai e di që do ndërmerren veprime”, u tha Biden reporterëve në Gjenevë.
Presidenti amerikan vuri në dukje se ishte me rëndësi të takohej personalisht me Putinin, në mënyrë që të mos kishte keqinterpretime lidhur me deklaratat e tij.