Enzimat e zbuluara në bakteret e zorrëve mund të ndryshojnë grupet e gjakut të një
Pas publikimit të këngës së Ergi Dinit, babai i të ndjerit përlotet në studio: Ndjej një lloj çlirimi
Këngëtarja e njohur, Barbana Dini, kishte premtuar më herët se do të publikonte këngën e të vëllait të ndjerë, Ergi, që e kishte lënë pa e nxjerrë në tregun muzikor. E ashtu siç kishte premtuar, ajo e publikoi këngën një ditë më parë dhe mban titullin “Loco”.
“Një këngë e punuar disa vite më parë nga Ergi në studion e Alandy, të cilën do e gjeni në kanalin tim zyrtar! E publikojmë pikërisht sot duke qenë se ishte një material muzikor i përshtatshëm për stinën e verës! Jemi munduar ta përshtatim diçka duke pasur mungesë materialesh filmike të tij për ta shoqëruar duke pasur parasysh faktin që shumë nga ju e deshët pafund dhe do donit të dëgjonit diçka të re nga AI!”, shkruan këngëtarja e njohur në postim.
Ndërkohë babai i këngëtarit të ndjerë, Dasamir Dini, ishte dje i ftuar në emisionin “Rudina” ku u përlot teksa fliste për të birin.
“Është obligim ndaj vetes si prind dhe si mik i tij, më shumë. E kam për detyrë të çoj deri në fund çdo gjë që ai solli e arriti të krijojë për një periudhë shumë të shkurtër, 22 vjeç ai krijoi 7 këngë që nuk ishin pak për një 22-vjeçar. Dha muzikë shumë të mirë e interpretime shumë të mira që la mbresë për ne e kujtohet, qe një djalë i shkëlqyeshëm prandaj edhe kujtohet“, u shpreh Dashamir Dini.
I pyetur se si ndihet tani që u realizua kënga e Ergit, ai u shpreh: “Unë ndjej një lloj çlirimi sepse kam bërë aq sa kam mundur për ta realizuar”.