Kur është koha më e mirë për të konsumuar mjaltë? Ka një ndryshim nëse e
Ekspozita prekëse/ Mes rrënojave hapet galeria me fotot e fëmijëve të vrarë në Gaza
Në qytetin Khan Yunus në jug të Rripit të Gazës u mbajt një ekspozitë me fotografi të fëmijëve që humbën jetën gjatë sulmeve të fundit izraelite një muaj më parë. Ekspozita, e realizuar nga shoqata “Nëse Ndalojmë së Ëndërruari”, u mbajt në rrënojat e shtëpisë së familjes Es-Sekka, e cila u shkatërrua në sulmin izraelit ndaj qytetit Khan Yunus.
Përveç fotove të fëmijëve të vrarë nga sulmet izraelite në ekspozitë u përfshinë edhe kukulla, makete kartoni të aeroplanëve luftarakë izraelitë që kryenin sulme ajrore dhe çelësa dyersh, të cilat janë simbole të së drejtës së palestinezëve për t’u kthyer në tokën e tyre.Suha al-Astal, një vajzë 13-vjeçare që vizitoi ekspozitën, tha për AA se ajo erdhi për të zbuluar krimet e Izraelit kundër fëmijëve të pafajshëm.
Duke vënë në dukje se kishte shumë frikë gjatë sulmeve izraelite në Gaza dhe se mendonte se mund të vdiste si fëmijët e tjerë, Astal tha se shpreson që sulmet të mos përsëriten dhe që do të jetojë e sigurt.