“Buzëqeshin” Milani dhe Juventusi, Zirkzee kushton më pak seç mendohej
Nga 1 korriku shfuqizohet taksa kufitare për Mal të Zi
Nga 1 korriku qytetarët e Kosovës pritet që të mos paguajnë sigurimin kufitar në vlerë 15 euro me Malin e Zi.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Byrosë së Sigurimeve, Sami Mazreku duke shtuar se ky largim i këtij sigurimi do të jetë përgjithmonë.
“Pasnesër, pra më 25 qershor në Podgoricë nënshkruhet marrëveshja për heqjen e sigurimit kufitar prej 15 euro. Pas këtij nënshkrimi, nga 1 korriku qytetarëtr nga Kosova nuk do të paguajnë 15 euro për të hyrë në Mal të Zi. Largimi i këtij sigurimi do të jetë i përhershëm”, tha Mazreku.
“Qytetarët e Kosovës që shkojnë në Mal të Zi nuk kanë nevojë me paguajnë sigurimin kufitar dhe sigurimi që marrin për Serbi dhe Maqedoninë të vlejë edhe për Malin e Zi”.
Ndërsa për vendimin e djeshëm të Qeverisë për mbulimin e sigurimit kufitar Mazreku tha se për byron kjo nuk do të paraqet problem, derisa tha se është proces i ndryshëm teknik.
“Është një vendim që i parapri një marrëveshjes e cila do të nënshkruhet nesër me Ministrin e Financave, Bankës Qendrore neve si Byro dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme”.
“Për byronë është njëjtë vetëm se është një proces me ndryshe. Nuk e shohim problem”.