Scholz kundër një operacioni në Rafah: E papranueshme, sulmi nuk do të ketë fund të
Aksident në Prishtinë – Lëndohen tre persona
Gjatë natës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën “Ilir Konushevci”.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka dhënë detaje rreth aksidentit.
“Sot rreth orës 00:30 në rrugën “Ilir Konushevci” në Ptishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor” tha Ahmeti.
Ahmeti mes tjerash tha se hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.