Shkarkoi trajnerin më të suksesshëm në histori, “loja” e Strugës për të evituar reagimin e
Stoltenberg rikonfirmon: FSK nuk mund të shkojë në veri të Kosovës pa lejen e KFOR-it
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se e ka diskutuar sot me Kryeministrin kosovar Albin Kurtin, marrëveshjen e vitit 2013, të cilën shefi i qeverisë së Kosovës, paralajmëroi se duhet dërguar në Prokurori.
Megjithatë Stoltenberg ndryshe nga Kurti, u shpreh se secila marrëveshje e nënshkruar, është nën përgjegjësinë e secilit për t’u respektuar.
Në këtë marrëveshje të nënshkruar më 2013-të thuhet se Forca e Sigurisë së Kosovës për të kaluar në pjesën veriore, paraprakisht duhet kërkuar leje nga KFOR-i.
”Kjo ka qenë temë që e kemi diskutuar. E mirëpres që autoritete e Kosovës vazhdojnë të mbështesin marrëveshjen e vitit 2018 që FSK të mos kalojë në pjesën veriore të Kosovës pa leje të KFOR-it”.
”Kjo është mënyra më e mirë për të vazhduar për të gjetur një balanc, për situatën aktuale dhe ne vazhdojmë të mbështesim edhe më tej në gjetjen e një zgjidhjeje politike për të shmangur dhe njëkohësisht për të gjetur zgjidhje në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd”.
”Ne kemi nënshkruar një marrëveshje me autoritetet e Kosovës”.
”Dhe kjo marrëveshje për të gjitha vendet dhe për të gjitha institucionet kur kemi një marrëveshje, nënshkruhet me persona që janë në pozicionet e tyre respektive dhe është ende valide dhe është përgjegjësi e të gjithëve për të zbatuar ende një marrëveshje e cila nënshkruhet”.
Kosova duhet të vazhdojë të angazhohet në procesin e dialogut me Serbinë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka thënë sot në konferencën për media gjatë vizitës së tij në Kosovë, se Prishtina zyrtare duhet të vazhdojë të punoj në aspektin politik të gjetjes së një zgjidhjeje në dialog.
Sipas tij normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, do të ishte në të mirë edhe të vendeve të tjera të rajonit.