Aksident tragjik në Greqi, pesë të plagosur; tre fëmijë në gjendje të rëndë
Super-Vullnetarët e shkollës Zenit ndihmojnë komunitetin
Grupi i Super-vullnetarëve të Zenit është njëri nga grupet më të suksesshme të vullnetarizmit edukativ në Kosovë. Ata janë një grup i nxënësve nga shkolla Zenit, që udhëhiqet nga “super-lideret” Haxhere Mehmeti dhe Drenush Kuqi, të trajnuar për Vullnetarizëm Edukativ nga Organizata Joqeveritare, “Toka”.
Ky grup u themelua në vitin 2018. Grupi mbanë takime javore, ku punohet me planprogramin e Vullnetarizmit Edukativ të Tokës. Në këto takime mësohet përmes metodave të reja e artakitve duke kombinuar mësimin formal dhe joformal, ku dominojnë aktivitetet e lojërat e ndryshme që kanë karakter edukativ, njohës e argëtues.
Gjatë kësaj periudhe Supër-vullnetarët e Zenit ka realizuar disa projete në shkollën Zenit dhe në komunitetin e tyre. Projektet e vullnetarizmit edukativ kanë për qëllim përmirsimin e jetës në komunitet, ngritjen e vetëdijes qytetate, bashkëpunimin si dhe aftësimin e vullnetareve në projektimin, menaxhimin dhe realizimin e projekteve.
Në mesin e shumë projekteve veçojmë projektin “Lumi Llap” dhe projektin “Tri në një”.
Projekti ”Lumi Llap” është realizuar në tetor të vitit 2019. Ai kishte si synim pastrimin e lumit dhe hapsirës përreth nga mbeturinat dhe shëndrrimin e asaj pjese në një hapsirë të bukur për pushim e relaksim, të pasuruar me tavolinë, ulëse e shporta për mbeturina. Me këtë projekt nxënësit e shkollës Zenit u bënë fitues të vendit të tretë të Çmimit Rjonal të Vullnetarizmit edukativ që për herë të parë u mbajt në dhjetor të vitit 2020. Ky çmim i motivoi Super-vullnetarët që të vazhdojnë me projekte të reja të vullnetarizmit edukativ, varësisht nga nevojat e komunitetit. Ata si prioritet po e shohin vetedijesimin e komunitetit për ruajtjen e ambientit si dhe mundësinë e ndarjes dhe riciklimit të mbeturinave si dhe prodhimin e plehut organik nga mbledhja dhe kompozimi i mbeturinave organike, të cilin pleh mund ta përdorin për kultivimin e pemëve, perimeve dhe luleve.
Gjtë këtyre ditëve ata finalizuan Super-projektin “Tri në një”.
• Shporta për riciklimin e mbeturinave (10 copa) dhe thënie per ruajtjen e mjedisit.
• Broshurë me këshilla për rëndësinë e konzervimit të mbeturinave organike dhe përdorimit të plehut organik.
• Fletushkë për mbrojtjen e ambientit dhe riciklimin
Me këtë projekt do të marrin pjesë në Garën e radhës për Çmimin Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ.
Motoja e këtij projekti është: Duke ruajtur ambientin dhe cilësinë e prodhimeve, ne ruajm shëndetin tonë.
Vullnetarizmi dhe komuniteti
Supervullnetarët e Zenit kanë dalë në komunitet dy herë dhe kanë biseduar me banorët për shqetësimet e tyre. Gjithashtu kanë biseduar edhe me nxënësit e shkollës. Gjatë këtyre takimeve është verejtur se ka pak njohuri për rëndësinë e ndarjes së mbeturinave dhe konzervimin e mbeturinave organike për të krijuar plehin organik si dhe ka mungesë të shportave për ndarjen e mbeturinave.
Në takimin e mbajtur pas vizitës në komunitet u diskutua rreth shqetsimit të banorëve për mbeturinat e shumta që hidhen në rrugë në mungesë të shportave, por edhe për njohuritë e pakta që kanë banorët për mundësin e ndarjes së mbeturinave dhe u vendos që të bëjmë një fushatë vetëdijësuese përmes shtypjes së fletushkave informuese dhe të ndërtohen shporta të mbeturinave.
Pasi vendosën çka do të bëjmë, u ndan detyrat dhe përgjegjegjsitë. Fillimisht u bë dizajnimi i fletushkës për rëndësinë e ruajtjes së ambientit dhe riciklim, pastaj u diskutua për një broshurë informuese për konzervimin e mbeturinave organike dhe në fund u dizajnuan shportat e mbeturinave.
Puna me metal dhe saldimi ishte dicka e re për SPV e Zenit. Ata gjatë realizimit të projektit mësuan shumë gjëra të reja, fituan aftësi e shkathtësi të reja si dhe thelluan bashkëpunimin në grup.
Spv kanë mësuar të planifikojnë një projekt në të gjitha fazat dhe të implementojnë atë, gjatë kësaj kohe ata kanë mësuar masin, të prejnë, të saldojnë, të ngjyrosin etj. Gjithashtu grupi që ka punuar me fletushkën e broshurën ka mësuar të mbledhin material, të klasifikojnë, të përzgjedhin fotografi, të dizajnojnë, të shtypin, të plastifikojnë letrën etj.
Gjatë kësaj pune pjestarë të komunitetit në shenjë falënderimi u kanë ofruar ndihmë në forma të ndryshme.
Gjatë gjithë kohës ka zotruar një atmosferë pozitive dhe një vullnet i paparë për punë. Dita e përfundimit të projektit dhe vendosja e shportave në komunitet dhe shpërndarja e fletushkave ka qenë ditë festive për grupi , shkollën dhe komunitetin, edhe pse ka qenë një ditë më temperaturë të lartë 35 gradë. Ndjenja që po bëjnë diçka të mirë për komuniteti si dhe falënderimet e mirënjohjen që kanë marrë nga drejtoria dhe komuniteti kanë qenë shpërblimi më i mirë për këtë grup dhe motivim për të vazhduar me projekte tjera.