Dielli lëshon valën magnetike më të madhe të zjarrtë në afro një dekadë
Ambasada Amerikane e quan të njëanshëm shkarkimin e Bordit të RTK-së
Ambasada Amerikane në Prishtinë ka reaguar pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e Bordit të RTK-së, duke e cilësuar atë si vendim të njëanshëm që nuk mbështetet në prova bindëse.
“Dje, Kuvendi i Kosovës i ka shkarkuar anëtarët e një bordi tjetër mbikëqyrës të një institucioni publik me një justifikim të pakët. Teksa, kosovarët meritojnë llogaridhënie për këtë, shkarkimet duhet të bazohen në prova transparente ashtu si edhe emërimet që duhet të bazohen në merita”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.
“Shkarkimet e njëanshme dhe që janë të nxituara i dëmtojnë institucionet publike dhe nuk adresojnë problemet strukturore”, kanë shkruar Ambasada e SHBA-së.