Ku u fshehën pas vdekjes eshtrat e Skënderbeut? Enigma sipas Moikomit dhe një letër e
Argjentina dhe Messi shkruajnë historinë në “Maracana” të Brazilit
Argjentina e ka mposhtur Brazilin me rezultat 1-0 në finalen e Copa America të zhvilluar në stadiumin “Maracana”, duke fituar kështu titullin kampion ndaj rivalit të përjetshëm.
Dy kombëtaret më të njohura të Amerikës Jugore, në finale të Copa America, zhvilluan një lojë shumë fizike dhe me shumë ndërprerje, ku nuk munguan as ndërhyrjet brutale.
Brazili në fillim të ndeshjes rrezikuan me dyshen Neymar-Richarlison, por asnjëri nuk arritën të shënojnë.
Në minutën e 22-të, një aksion shumë i bukur i Argjentinës, ku De Paul jep një pasim nga 40 metra, duke e vënë Angel di Marian përballë me portierin, i cili me mjeshtri e parabolloi duke shënuar për 1-0.
Shumë raste e shumë lojë pati deri në fund, por rezultati mbeti i njëjtë, 1 me 0 për Argjentinën e cila u shpall kampion i “Copa America”.
Lojtari më i mirë i kampionatit u shpal, Leo Messi.