Kampione e Holandës dy javë para fundit, PSV feston titullin e 25!
Tetë raste pozitive me Covid-19 brenda 24 orëve në Kosovë
Nga 2,133 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.495. Në total numri i rasteve aktive është 108.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.503 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 270.641 doza të vaksinës. Deri më sot 72.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.