Kur është koha më e mirë për të konsumuar mjaltë? Ka një ndryshim nëse e
Haradinaj fton qytetarët në protestë kundër Qeverisë Kurti – Kjo është arsyeja
Ramush Haradinaj, kryetar i partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka ftuar qytetarët që të protestojnë kundër Qeverisë Kurti. Arsyeja e protestës, sipas tij, është vendimi i Qeverisë që nga një shtatori qytetarët e Kosovës do të jenë të detyruar të paguajnë edhe pesë euro shtesë për regjistrimin e automjeteve.
Qytetarët do të detyrohen të paguajnë 4 euro e 90 cent shtesë për tikeketën ngjitëse. Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës dhe kompania ‘Auto Control Kosova’, ka nënshkruar marrëveshje për ofrimin e tiketës ngjitëse me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve.
Ai ka thënë se qytetarët duhet të protestojnë kundër këtij vendimi. Tutje shtoi se me këtë vendimi përfitojnë bizneset private dhe individët e lidhur me të
Postimi i plotë i Haradinajt:
Të dashur qytetarë,
Qeveria e Kosovës ka vendos një taksë krejtësisht të re, në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja.
Me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të, duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 milion euro në vit, të cilat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit.
Qytetarë të nderuar, PROTESTONI!
U protestua për pesë euro taksë për shfrytëzim të Rrugës së Kombit, ndërsa tani, pa asnjë arsye iu merren 5 euro për secilin automjet!
Protestoni për të drejtat tuaja!