Josh Brolin tregon detajet “Keeping Dune 2” të vetmen F-bombë megjithë hezitimin e drejtorit
U kritikua, por Kurti nuk pagoi asnjë cent nga buxheti për qëndrimin në Greqi/ I pagoi mikpritësi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për vizitë disa ditore në Greqi si pjesë e “Symi Simpoziuimit” në të cilën marrin pjesë politikanë progresisë e akademikë të shquar nga mbarë bota. Kurti po qëndron atje me familjen e tij.
Në një postim në Facebook të zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeiu, thuhet se në këtë simpozium pjesëmarrësit ftohen me familje dhe se shpenzimet e udhëtimit e të akomodimit i mbulojnë organizatorët.
“Është hera e katërt sivjet që Kryeministri Kurti po merr pjesë te Symi Simpoziumi ku politikanë progresistë e akademikë të shquar nga mbarë bota ftohen bashkë me familjet e tyre. Edhe vitin e kaluar sikurse sivjet simpoziumi po mbahet saktësisht në të njëjtin vend, në Lagonissi afër Athinës, dhe edhe kësaj radhe bashkëshortja e Kryeministrit merr pjesë në njërin nga panelet e simpoziumit. Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit mbulohen nga organizatori i Simpoziumit”, shkruan Kryeziu.
Tutje Kryeziu ka treguar për takimet që Kurti kishte në Greqi.
“Gjatë qëndrimit në dy konferenca atje, Kryeministri Kurti zhvilloi takime të shumta me përfaqësues të lartë qeveritar dhe politik, ku duhen theksuar ai me Kryeministrin grek Mitsotakis, Ministrin e jashtëm Dendias dhe liderin e opozitës Tsipras, si dhe zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian Schinas”, shkruan Kurti.
Në fund, zëdhënësi i Qeverisë ka shkruar se Kryeministri Kurti ka pasur një bisedë telefonike me kryetarin e Deçanit duke iu uruar të helmuarve shërim.
Kujtojmë që Kurti kishte qëndruar në të njëjtin simpozium edhe gjatë viteve 2020, 2019 dhe 2018 sa ishte në opozitë