Kur është koha më e mirë për të konsumuar mjaltë? Ka një ndryshim nëse e
Haradinaj thërret Kurtin: A don me u kthy në Kosovë?
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë edhe një tjetër reagim ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, rreth qëndrimit të tij disaditor në Greqi, por edhe për çështjen e marrëveshjes për ‘’tiketat ngjitëse’’.
Sipas tij Kurti ndërsa nuk po kthehet në Kosovë, e ka lënë Qeverinë në duar të Hysen Durmishit dhe Liburn Aliut.
”Albin, a don me u kthy në Kosovë apo e ke lënë Qeverinë në duart e Hysenit e Liburnit? E keni punësu mjeshtrin për mashtrime me tenderë, në mënyrë që Liburni me i shpërbly punëdhënësit e vet.
Pse po nënshkruani tenderë të paligjshëm dhe mundoheni të mashtroni që i keni gjetë? Po, i keni gjetë, por me vendimet për anulim.
Qasja juaj opozitare e manipulimit dhe dezinformimit është e rrezikshme për shtetin e Kosovës, sidomos kur ju sot jeni duke e udhëhequr shtetin!”