Superiore për vajza/ “Final 4” nis të premten, duelet dhe oraret
Përmbytjet në Gjermani, shemben 6 ndërtesa ndërsa 30 persona janë zhdukur
Në rajonin Eifel të provincës Rheinland-Pfalz të Gjermanisë si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura janë shembur 6 ndërtesa ndërsa 30 persona llogariten të zhdukur
Në rajonin Eifel të provincës Rheinland-Pfalz të Gjermanisë si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura janë shembur 6 ndërtesa ndërsa 30 persona llogariten të zhdukur.
Në lajmet e SWR e cila është pjesë e kanalit të parë televiziv gjerman ARD thuhet se 6 ndërtesa u shembën në qytetin Schuld pranë qytetit Adenau.
Në lajmin ku jepet informacioni se 30 persona janë në kërkim bëhet e ditur se 25 ndërtesa të tjera rrezikojnë të shemben.
Situata është e rëndë për shkak të përmbytjeve në rajonin Bitburg-Plüm. Pesë persona në qytetin Waxweiler ishin bllokuar në një shtëpi të rrethuar nga ujërat ndërsa ekipet e shpëtimit nuk mund të arrinin në shtëpi me varka.