“Tërhiqen” gjigantët bavarezë, De Jong nuk është një numër 6 tipik
Përfshihet nga zjarri një depo në Lipjan
Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 05:40 është raportuar për një objekt të përfshirë nga zjarri në Lipjan.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit.
“Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.
Borovci ka bërë të ditur se aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.