Tragjike, 7-vjeçari mbytet në lumin Osum të Beratit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një fëmijë është mbytur në lumin Osum.
Në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë.
Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
DETAJE nga tragjedia në Berat/ Si u mbyt 7-vjeçari në lum, i ati e kërkoi për orë të tëra por..
Detaje të tjera kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Berat, ku një i mitur 7-vjeçar ka humbur jetën teksa lahej në lumë.
Mësohet se i mituri, që i përket komunitetit rom, kishte shkuar me babanë e tij për të kullotur bagëtitë buzë lumit Osum dhe në një moment 7-vjeçari ka ikur nga vëzhgimi i të atit për t’u larë në lumë.
Pasi nuk po kthehej në bregdet, babai e ka kërkuar për orë të tëra vogëlushin, derisa e gjeti të pajetë.
Më pas, ishin forcat e policisë së bashku me ndihmën e banorëve të cilët nxorrën buzë lumtit trupin e të miturit.