Flota hije e Rusisë kërcënon Suedinë – si mund të ndihmojë BE-ja?
Bolton: Kosova ka të drejtë të mos pranojë ndryshim territoresh, por pastaj s’ka progres në negociata me Serbinë
Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, John Bolton, ka thënë se nuk mund të ketë përparim në bisedimet Kosovë-Serbi pa pasur ndryshim territoresh.
“Qeveria e Kosovës ka çdo të drejtë që të mos dëshirojë të diskutojë ndryshimin e territoreve, por mendoj se kjo pastaj nënkupton që nuk do të ketë progres në negociata”, ka thënë Bolton për kosovo-online.
“Mund të them se kur isha këshilltar, kam folur edhe me Presidentin Thaçi dhe me Presidentin Vuçiq që mundësia e një korrigjimi të vogël territorial është shqyrtuar dhe diskutuar”.
“Nëse njerëzit nuk duan të flasin rreth korrigjimit territorial, atëherë largohet një mundësi për zgjidhje të mundshme dhe ngushtohen opsionet pet zgjidhje. Kështu krijohet një situatë ku është më e vështirë që të gjendet zgjidhje”, ka thënë Bolton ndër të tjera.