Rezoluta për Srebrenicën, Vuçiç në alarm: Gjermania dhe SHBA po lobojnë fuqishëm për ta miratuar,
Siç nuk e keni parë asnjëherë! Bebe Rexha zbulon si dukej kur ishte 8 vjeçe (FOTO)
Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, di në çdo moment se si të marrë gjithë vëmendjen e fansave.
Në profilet e saj në rrjetet sociale, mund të gjeni foto e video të ndryshme, ku në disa prej tyre Bebe shfaqet shumë provokuese dhe seksi.
Rexha nuk e ka aspak problem që të ekspozojë format trupore me veshjet ekstravagante apo me rroba banje.
Por me foton e fundit, Bebe është bërë nostalgjike. Ajo ka publikuar një foto nga fëmijëria.
“Thjesht duke u përpjekur të erëzoj kronologjinë tuaj në këtë të Dielë të bukur. Unë kur isha 8 vjeç”, shkruan Bebe.
Vetëm disa minuta pas publikimit, fotografia ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime dhe komente të shumta.