Pse e kanë emrin Shallvare pallatet në mes të Tiranës dhe cilat ishin familjet e
Kjo është letra për të cilën deputetja e PDK-së thotë se ia ka dërguar burri i Vjosa Osmanit
Dy deputete të PDK-së, Floretë Zjenullahu dhe Ganimete Musliu kanë deklaruar në Kuvendin e Kosovës se po kërcënohen nga Prindon Sadriu, burri i Presidentes Vjosa Osmani.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka dërguar edhe letrën të cilën pranoi nga, siç thotë ajo, Prindon Sadriu nga ku thuhet se e kërcënoi me padi civile.
Në këtë letër, Prindon Sadriu kërkoi nga deputetja Musliu që të kërkojë falje publike.
Këtë çështje Musliu sot e paraqiti edhe në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku theksoi se presidentja e cila me profesion është juriste nuk do të duhej të lejonte një gjë të tillë.
Ajo nuk ishte e vetmja që paraqiti një çështje të tillë. E kërcënuar nga Prindon Sadriu deklaroi të ketë qenë edhe deputetja Florentë Zejnullahu.