Enzimat e zbuluara në bakteret e zorrëve mund të ndryshojnë grupet e gjakut të një
Një viktimë nga Covid-19 brenda 24 orëve në Kosovë
Nga 3.667 testime, 110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 2 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.667. Në total numri i rasteve aktive është 689.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.322 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 445.650 doza të vaksinës. Deri më sot 155.907 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.