Albena Reshitaj pritet të kalojë nga AAK në Vetëvendosje
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pritet që së shpejti ta bëj publike kalimin e saj në Lëvizjen Vetëvendosje. Qëndrimet politike të saj edhe si deputete që nga konstituimi i përbërjes së re të Kuvendit dhe Qeverisë kanë qenë identike me Vetëvendosjen dhe në kundërshtim me AAK-në.
Ajo ka votuar zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani si dhe ka votuar Qeverinë Kurti II.
Albena Reshitaj ishte prezantuar si një prurje me rëndësi në AAK, por ajo gjithnjë e më shumë po tregohet të jetë më e afërt me Vetëvendosjen. Në dy-tri seancat e fundit të Kuvendit, ajo ishte e vetmja opozitare që mbështeti nismat ligjore dhe vendimet e Qeverisë dhe pozitës në Kuvend.
Këto ditë pritet që ajo edhe zyrtarisht ta kumtoj vendimin se ka kaluar në Vetëvendosje.