Flota hije e Rusisë kërcënon Suedinë – si mund të ndihmojë BE-ja?
Zjarret po rrezikojnë parkun kombëtar të Llogarasë
Situata vijon të jetë kritike nga përhapja e flakëve në vend. Prej gati dy javësh Shqipëria po përballet me disa vatra zjarri që pavarësisht punës së Emergjencave Civile, ende nuk janë neutralizuar.
Pika më delikate mbetet jugu i vendit, në fshatrat e Vlorës e përtej. Së fundmi, raportohet për një vatër aktive në Gjirin e Gramës.
Flakët po përhapen me shpejtësi dhe është kërkuar ndërhyrja e helikopterit.
Ndërkohë, nga flakët rrezikohet parku kombëtar i Llogarasë.