Humb kontrollin e veturës, përplas për vdekje fëmijën 3 vjeç
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën një fëmijë 3 vjeç.
Më datë 05.08.2021, rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës, Elbasan, shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.