Fosilet kapin një yll të brishtë 155 milion-vjeçar në rigjenerimin e mesëm: ScienceAlert
Enver Hoxhaj largohet nga Kryesia e re e PDK-së, reagon Memli Krasniqi
Deputeti nga radhët e PDK’së, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se ka vendosur që të mos jetë pjesë e Kryesisë së re të kësaj partie.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoxhaj ka thënë se është koha që ekipi i ri e kryesia e sapo votuar të punojë dhe angazhohet për ta rikthyer PDK-në si forcën e parë politike.
“Faleminderit kryetarit Krasniqi dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të PDK-së për besimin e dhënë që të jem pjesë e kryesisë së re të partisë dhe njëri nga nënkryetarët e saj. Me të drejt u diskutua dje dhe sot nëse po shmangej me përfshirjen time një parim i vendosur që deputetët të mos përfshihen në kryesinë e re”, ka shkruar Hoxhaj.
Hoxhaj ka thënë se pavarësisht se është tërhequr nga Kryesia, do të ndihmojë partinë dhe kandidatët e saj në zgjedhjet lokale.
“Në vijëmësi të qëndrimit të shprehur edhe në Konventën e zgjedhjes së kryetarit të ri që PDK ka nevojë të hapet, të afrojë njerëz ti ri dhe reformohet, unë do ta respektoj këtë parim dhe do të mbetem vetëm deputet. Është koha që ekipi i ri e kryesia e sapo votuar të punojë dhe angazhohet për ta rikthyer PDK-në si forca e parë politike. Do të angazhohen me tërë qenien time për ta ndihmuar partinë si dhe kandidatët tonë në zgjedhjet lokale”, ka shkruar Hoxhaj.
REAGON MEMLI KRASNIQI
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi deputeti Enver Hoxhaj njoftoi se s’do të jetë pjesë e Kryesisë së re të kësaj partie.
Krasniqi e ka falenderuar Hoxhajn, për siç ka thënë, çasjen pozitive të tij dhe për ofrimin e gjithë mbështetjes që ka dhënë dhe “do të japë për reformat dhe fitoret e PDK-së për Kosovën”.
“Ndonëse ne kishim vendosur në Konventën e dhjetë të PDK-së që deputetët tanë ta kryejnë vetëm punën në Kuvend, pa mbajtur pozita të dyfishta edhe në Kryesi të partisë, në respekt të kontributit dhe punës së tij, unë e kam propozuar profesor Hoxhajn që të jetë edhe pjesë e Kryesië së re, por ai ka vendosur ta respektoj plotësisht parimin e dalë nga Konventa duke mbajtur vetëm detyrën e deputetit të PDK-së në Kuvend.
E falënderoj shumë për këtë çasje pozitive të tij dhe për ofrimin e gjithë mbështetjes që ka dhënë dhe do të japë për reformat dhe fitoret e PDK-së për Kosovën”, ka shkruar Krasniqi.