Trailer Reunion premton një mister argëtues vrasjeje me Game Night, The Boys & Get Out
VIDEO/ Çfarë premtoi Messi në PSG
Tashmë është zyrtare që Lionel Messi do të jetë futbollist i Paris Saint-Germainit, pasi diçka të tillë e ka konfirmuar klubi francez.
Pas arritjes në Paris dhe kalimit te testeve mjekësore, superylli argjentinas është konfirmuar si lojtar i ri ekipit nga Ligue.
Në faqen zyrtare të PSG-së është publikuar videoja prezantuese e 34-vjeçarit si lojtar i klubit francez.
“Një diamant i ri në Paris”, shkruan në përshkrimin e videos së publikuar në Twitter, teksa konfirmohet bashkëpunimin ndërmjet Messit dhe PSG-së.
“Paris Saint-Germaini njofton me kënaqësi se ka nënshkruar me Leo Messin kontratë dyvjeçare me opsionin për një vit të tretë”.
“Fituesi i gjashtëfishtë i Topit të Artë me plot të drejtë konsiderohet si një legjendë e futbollit dhe një frymëzim i vërtetë për të gjitha moshat, brenda dhe jashtë futbollit”.
“Nënshkrimi i Leos riforcon aspiratat e Paris Saint-Germainit, si dhe u siguron tifozëve besnikë të klubit, jo vetëm një skuadër jashtëzakonisht të talentuar, por edhe momente të mrekullueshëm futbolli në vitet në vijim”, thuhet në njoftimin e PSG-së.
Ndërkaq, vet 34-vjeçari tashmë i ka thënë fjalët e tij të para si lojtar i PSG-së duke shpresuar të ndihmojë për të ndërtuar diçka të veçantë për klubin dhe tifozët.
“Jam i ngazëllyer që do të filloj një kapitull të ri të karrierës sime te Paris Saint-Germaini. Gjithçka te ky klub përputhet me ambiciet e mia të futbollit”.
“E di se sa e talentuar është skuadra dhe stafi i trajnerëve këtu. Jam i vendosur që të ndihmoj për të ndërtuar diçka të veçantë për klubin dhe tifozët”.
“Mezi pres që të hyj në fushë në Parc des Princes”, janë fjalët e para të Messit si lojtar i PSG-së.