A ju ka ndodhur ta përsërisni një fjalë disa herë dhe pastaj …
Kosovari vodhi 2 kg ari në Dubai, arrestohet në Morinë
Vihet në pranga shtetasi Agron Rehfeldt, banues në Prishtinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, për veprën penale “Grabitje me armë”.
Policia njofton, se në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, “shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: A. R, 51 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë”.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Interpol Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale “Grabitje me armë “.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në vitin 2019, gjykata e Apelit të Kosovës u përball me kërkesën e prokurorisë për të dënuar me burg ndaj të akuzuarit për vjedhje të rëndë, Agron Rehfeldt.
Në aktgjykimin e siguruar nga burimet e “Drejtësia Sot”, thuhet se gjykata e ka shpallur fajtor të akuzuarin, Agron Rehfeldt, për shkak se i njejti me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të sendeve të huaja, në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka thyer një dyqan të stolive, duke vjedhur kështu një sasi prej rreth dy kilogramë të stolive të arit.
Më saktësisht sqarohet se Rehfeldt, pas marrveshjes paraprake me Riad Nishevcin, me datë 05.07.2011, pas mesnatës, fillimisht kanë arritur të futen në katin e sipërm e pastaj në katin përdhes të dyqanit ku edhe ndodheshin stolitë e vjedhura, te cilat pasi që i kanë marrë, i kanë groposur në një lokacion tjetër, e pastaj kanë ikur në Kosovë.
Në fund të seancë, kryetari i kolegjit të gjyqtarëve, Gani Zabeli, njoftoi palët se vendimin do ta pranojnë në formë të shkruar brenda afateve te përcaktuara ligjore