Epoka ‘Trump 2.0’ paralajmëron fundin e aleancës Perëndimore!
Ministria e Jashtme publikon numrin emergjent për kosovarët në Afganistan
Ministria e Jashtme e Kosovës dhe Diasporës ka publikuar numrin emergjent në të cilin qytetarët e Kosovës që kanë nevojë për informata për kthim nga Afganistani.
Kryeqyteti i Afganistanit, Kabuli, sot ka rënë në duart e talebanëve, të cilët morën pushtetin pasi pushtuan pjesën më të madhe të vendit.
Pas situatës së krijuar në këtë vend, Ministria e Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka publikuar numrat në rrjete sociale dhe ka lëshuar komunikatë.
“Numri i kontaktit për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë nevojë për informata për kthim nga Afganistani është: +383 (0) 45 492 316”, thuhet në njoftim.