Sot, katër të vdekur dhe mbi 1 mijë të sëmurë me COVID
Katër persona janë regjistruar si viktima të koronavirusit në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërkohë, nga 7.953 testime të kryera, 1.096 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit jaë shëruar 53 pacientë, derisa numri i rasteve aktive është 7.854.