“Buzëqeshin” Milani dhe Juventusi, Zirkzee kushton më pak seç mendohej
VIDEO/ Ana qesharake e talibanëve: Argëtohen në vetura fëmijësh e Fitnes
Ushtarët talibanë pas pushtimit të Kabulit kanë filluar të argëtohen apo edhe tallen nëpër qendra të ndryshme sporti e rekreacioni. Një prej tyre është edhe një qendër fitnesi në Kabul.
Në një video të shpërndarë në rrjetin Twitter shihen ushtarë të armatosur në një qendër fitnesi.
Pamje të ngjashme janë shpërndarë edhe në parqe të lodrave për fëmijë dhe qendra të tjera të këtij lloji.
Talibanët kanë deklaruar se Afganistani është në kontrollin e plotë të tyre, pasi ata morën pallatin presidencial më 15 gusht, vetëm pak orë pasi presidenti Ashraf Ghani iku nga vendi.
Militantët islamikë nuk hasën në rezistencë derisa rimorën kontrollin, dy dekada pasi u rrëzuan nga forcat e huaja, të udhëhequra nga SHBA-ja.
Në aeroportin e Kabulit të hënën kanë shpërthyer skena kaotike, pasi qindra njerëz përpiqeshin të iknin nga vendi.