Aksident tragjik në Greqi, pesë të plagosur; tre fëmijë në gjendje të rëndë
Policia kërkon ndihmë për kapjen e Dardan Krivaqës, të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçares
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj kërkon bashkëpunim nga qytetarët, për identifikimin dhe vendndodhjen e personit Dardan Emrush Krivaqa, i cili dyshohet për “Vrasje të rëndë” në Ferizaj.
Vrasja e rëndë, ka ndodhur dje më 22.08.2021 në Ferizaj, ku humbi jetën 18 vjeçarja M.O.
“Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi dhe vendodhjen e tij , të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdetarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406 Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.
Familjarët kanë publikuar foton e vajzës së vrarë.
Kurse Policia foton e të dyshuarit kryesor, teksa njëri prej dy të dyshuarve tashmë është në paraburgim.
Avokati refuzon ta mbrojë të dyshuarin
Ndërkohë, avokati Avni Hysiqi, ka refuzuar ta mbrojë të dyshuarin me inicialet A.S, i kapur nga Policia si i dyshuar për rastin e vdekjes së vajzës 18 vjeçare, të cilën në shoqëri me një person tjetër, e kishin dërguar ditën e djeshme pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Të arrestuarin A.S., avokati të cilit i është caktuar detyra zyrtare, nuk ka pranuar ta mbroj, me arsyetimin se rasti është shumë i ndjeshëm.
“Nuk po du mu deklaru kurgjo lidhur me rastin sepse është shumë ndjeshëm. Ai nuk ka deklaruar asgjë vetëm ka thënë se i kam dëgju disa bërtima. Bile unë as nuk do ta mbroj fare, pasi rasti është shumë i ndjeshëm. Nuk do ta pranoj këtë rast, le ta gjen një avokat tjetër se unë as që merrem me të”, ka thënë avokati Avni Hysiqi, i caktuar si mbrojtës sipas detyrës zyrtare për të dyshuarin A.S.