Lidhja kurioze e Ajnshtajnit me Oppenheimer dhe roli i tij në bo’mbën at’omike. Mori apo
Brenda një ditë, gjashtë raste të dhunës në familje
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.
Nga rastët e raportuara, janë arrestuar pesë persona ndërsa viktimat janë të gjitha gra, përveç në dy raste, një në në Prizren, ku i dyshuari mashkull kosovar nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë naj të birit dhe më pas edhe është arrestuar dhe një rasti tjetër në fshatin Bervenik të Podujevës.
Në Prishtinë është arrestuar një person, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje.
Një tjetër grua në kryeqytet ka qenë viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti i saj.
“Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Një mashkull tjetër është shoqëruar në stacion policor në Prizren, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
“Me sugjerim të prokurorit, i dyshuari është ndalur në ndalim policor dhe më pas të lirohet në procedurë të rregullt”, bën të ditur policia.
Ndërsa, dhunë u ushtrua edhe në fshatin Bervenik të Podujevës, ku një person është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje
Kurse, viktimë e dhunës psiqike nga burri i saj ka qenë edhe një grua në qytetin e Gjilan, ku me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.