Vaksinat kanë shpëtuar 154 milionë jetë në 50 vitet e fundit: ScienceAlert
Protestuesit hedhin ngjyrë të kuqe në objektin e Qeverisë, kërkojnë shkarkime për mostrajtim e rasteve të dhunës
Rrjeti i organizatave për të drejtat e grave ka organizuar marsh protestues “Vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare”.
Ata kanë marshuar nga ministria e Drejtësisë, për të vazhduar te Ministria e Punëve të Brendshme e krejt në fund para qeverisë.
Vazhdimisht kanë mbajtur pankarta në duar me mbishkrime të ndryshme duke kërkuar drejtësi e dënim të kriminelëve.
Protestuesit kanë hedhur ngjyrë të kuqe në objektin e Qeverisë, ku edhe kanë brohoritur “Kryeministër i ke duart me gjak”, “Boll e fajësuar viktimën”, “Përdhunuesit e grave bë burg”, “Vrasësit e grave në burg”, raporton Ekonomia Online.
Kaltrina Fejzullahu aktiviste, ka kërkuar shkarkimin e të gjithë gjykatësve, prokurorëve dhe policëve që nuk i trajtojnë rastet me seriozitet, sipas Kodit të Procedurës Penale.
“Kërkojmë shkarkimin, e gjyqtarëve, policëve, dhe prokurorëve për mos trajtimin me seriozitet dhe ndjeshmëri gjinore”.
“Kërkojmë llogaridhënie nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, dhe Inspektorati Policore për këto shkelje. Kërkojmë plan konkret nga Qeveria e Kosovës për luftimin e dhunës në baza gjinore”.
Kurse Bjeshkë Guri tha se vrasja e 18 vjeçares duhet të jetë alarmi i fundit për institucionet, raporton EO.
“Është alarmi i fundit për shtetin që ta kthejnë vëmendjen të jeta e grave, vrasja e Marigonës është një tjetër rast”.
Protesta ka nisur te Ministria e Drejtësisë, ku është kërkuar që vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare.