Dezinformon Putin: Bashkëpunimi ynë me Kinën, faktor stabilizues ndërkmbëtar
Afganët vendosen në ish-kampin e Bechtel Enkas
Kontingjenti i parë i afganëve që kanë arritur në Kosovë para pak çasteve janë vendosur në ish-kampin e Bechtel Enkas.
111 afganët që në Kosovë do të qëndrojnë përkohësisht, janë kontrolluar për komplikime shëndetësore dhe janë testuar për COVID-19.
Por vetëm dy fëmijë u dërguan në Qendrën Klinike Universitare për tretman mjekësor pasi nuk ishin mirë me gjendje shëndetësore.
Për t’i pritur afganët dolën presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it.