
“A je puthur nga ndonjë artist i famshëm?”/ Kështu përgjigjet Fifi…
Këngëtarja e dashur për publikun, Fifi, ka bërë një ditë më parë një bisedë virtuale me mijëra ndjekësit e saj në “Instagram”.
Siç ndodh zakonisht, fansat janë kuriozë që të dinë sa më shumë rreth jetës private të personazheve të njohur. E pyetjet për Fifin kanë qenë shumica rreth dashurisë.

“Kur ka qenë hera e fundit që ke dalë në takim me një djalë?”, i ka shkruar ndjekësi, të cilit këngëtarja e njohur i është përgjigjur menjëherë: “Në 2018”.
Më pas një tjetër ndjekës e ka pyetur nëse ka qenë ndonjëherë e fejuar. Fifi e ka mohuar menjëherë, duke thënë se është treguar gjithmonë transparente dhe nuk do ta kishte fshehur.

“Zot i madh. Jo. Deri më sot jam treguar shumë transparente dhe me pas qenë do e kisha thënë për këtë më beso. Po e theksoj, nuk kam qenë dhe nuk është në horizont ajo ngjarje njëherë”, ka shkruar ajo.
Ndërsa fansi i radhës e ka pyetur nëse ndonjë artist i famshëm e ka puthur, e këngëtarja e dashur për publikun duket se kësaj radhe është vënë në siklet.
“Ehh këtu hala ma në sillet po nihna”, përgjigjet Fifi, duke iu shmangur paksa pyetjes.
