100 mln £ për sulmuesin, Liverpooli përgatit dhuratën e madhe për Slot
Ky çift rriti më shumë se 600 fëmijë në shtëpinë e tyre
Një çift i moshuar që rriti më shumë se 600 fëmijë për 56 vjet dhe kthyen kopshtin e tyre në një vend kampi për të strehuar fëmijët tani ka dalë në pension.
Pauline dhe Roger Fitter nga Britania, kanë strehuar fëmijë aq sa mundën pasi që donin t’i ndihmonin fëmijëve pa prindër.
Çifti me zemër të mirë ka rritur fëmijë nga Bjellorusia dhe Lituania, me mosha që variojnë nga vetëm tre ditë deri të adoleshenca e vonë.
Ata gjithashtu gjetën kohë për të rritur pesë fëmijë të tyre, përfshirë një fëmijë që ata adoptuan.
Pauline, 81, dhe Roger, 86, tani janë pensionuar pas 56 vjetësh të kujdestarisë, gjë që i bëri ata të mirëpresin rreth 620 fëmijë në shtëpinë e tyre – por ata pranuan se ndaluan numërimin pasi arritën në 600.
Çifti i kujdesshëm madje mori 11 fëmijë njëherësh një verë dhe Pauline në atë kohë e ktheu kopshtin e tyre të pasëm në një vend kampi për të strehuar ata.
Çifti mban kujtimet e 56 viteve që ata kaluan për të rritur fëmijët në albume fotografish, duke mbajtur fotografitë e çdo fëmije të vetëm që ata strehuan.
“Unë jam lindur në vitin 1940, gjatë luftës dhe nuk e pashë babanë tim në pesë vjet e para të jetës sime – por gjithashtu e dija që shumë baballarë të miqve të mi nuk u kthyen fare. Unë vendosa që në moshën 19 -vjeçare se do të kujdesesha për fëmijët që nuk kishin nëna ose baballarë”, ka thënë ajo.