Arrestohen, Dardan Molliqaj me aktivistë të PSD-së, penguan konferencën e Trendafilovës
Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe disa aktivistë të këtij subjekti politik, pasi një aksioni që këta të fundit zhviluan në përpjekje për të penguar konferencës sn e kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.
Dy aktivistë të kësaj partie fillimisht ndërprenë për disa minuta konferencën e Trendafilovës, me “filikaqa”.
Me të dalë jashtë objektit ku po mbahet konferenca, të dy aktivistët e PSD-së por edhe disa aktivistë të tjerë u arrestuan nga Policia e Kosovës.
PSD ka vendosur edhe mbishkrimin “Non Grata” në veturën e gjykatëses Trendafilova.
Ndërkohë, Partia Socialdemokrate ka dalë me një komunikatë ku thuhet se përgjatë raportimit të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, aktivistë të PSD-së, Lisjan Perolli dhe Bardh Ahmeti, zhvilluan aksion simbolik për të penguar rilegjitimimin e Gjykatës Speciale në misionin e saj për të tjetërsuar luftën çlirimtare të UÇK-së.
“Përgjatë aksionit simbolik jashtë konferencës për media, Policia e Kosovës përdori dhunë jashtëzakonisht të madhe ndaj aktivistëve duke i lënduar dhe i arrestuar ata. Gjykata Speciale është e padrejtë, prandaj ajo nuk mund të sjellë drejtësi”, thekson komunikata e PSD-së.
“Si e tillë, nuk mund të lejojmë asesi që të rilegjimitohet në qetësi teksa tjetërson historinë tonë.Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti dhe Agron Kabashi të cilët u arrestuan gjatë aktivitetit sot”, thuhet në komunikatën e PSD-së.