Kurti flet në telefon me Varhelyi për afganët e strehuar në Kosovë
Kryeministri Albin Kurti ka biseduar në telefon me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi në të cilën u diskutua edhe për angazhimin e Kosovës në strehimin e qytetarëve afganë të shpërngulur nga konflikti në Afganistan.
Kurti e njoftoi Varhelyi për veprimet e autoriteteve përkatëse në ofrimin e kujdesit të plotë ndaj 683 qytetarëve afganë, që aktualisht janë në Kosovë nga 2.000 sa mund të jetë maksimumi.
“Gatishmëria e qeverisë së Republikës së Kosovës për të ofruar ndihmën e saj në këtë çështje humanitare, ka edhe dimensionin e aleancës dhe partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilët jemi në kontakt e në koordinim që nga mesi i muajit korrik”, tha Kurti gjatë kësaj bisede.