Enzimat e zbuluara në bakteret e zorrëve mund të ndryshojnë grupet e gjakut të një
Rrëfim emocional i Adrian Berishës: Kanceri ma shuajti ëndrrën e futbollit, por jo edhe vullnetin për jetën
Adrian Berisha, drejtor i Departamentit të Kulturës në Komunën e Prishtinës ka ndarë me miqtë e tij në Facebook momente nga jeta e tij, përkatësisht ndjenjat kur ai si fëmijë e ka kuptuar se është prekur nga sëmundja e kancerit. Atë kohë, ai thotë se ishte 16 vjeçar. Aty, atij i ishte ndërpre ëndrra e futbollit. Nga ai moment shumçka në jetën e tij kishte ndryshuar, por mesazhi i fuqishëm që Adriani përçon te të gjithë është se nuk duhet të dorëzohen dhe një ditë edhe kanceri i tmerrshëm mund të mposhtet. Muaji shtator është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin tek fëmijët.
Lexoni postimin e plotë dhe motivues të tij:
Kam qene vetem 16 vjec, kur u diagnostifikova me kancer. Atekohe, semundja kishte shu andrren time femijerore duke me detyru ne nderpre futbollin. E di shume mire se si mund te ndihen femijet, te cileve u kumtohet lajmi se vuajne prej nje prej semundjeve me te renda qe njeh njerezimi. E di shume mire se si eshte me u friku, me humb shpresen dhe me pa njerezit ma te dashur rreth teje me lutje e merzi per ty. Une isha nje prej qindra e mijera femijeve te botes qe luftojne me kancerin cdo vit. Por ia dola. Me ndihmen e familjareve, profesionisteve mjekesor dhe me deshiren e madhe per me vazhdu jeten.
Po, andrra per futboll u shua. Por, jo edhe vullneti per jeten. Dhe dhimbja u shendrru ne motiv per me punu, edhe per Adrianin si femije por edhe per femijet e tjere si Adriani. Sonte ndezem dritat e Bibliotekes Kombetare, duke iu bashkuar si Komune thirrjes per solidarizim me femijet e prekur nga kanceri. Muaji shtator eshte edhe muji i ndergjegjesimit per kancerin tek femijet. Ajo qe dua te ju them krejt femijeve te cilet po perballen me kete semundje, eshte kjo: Nuk jeni vetem. Dhe semundja, jo domosdo eshte fundi. Mos u dorezoni!