Shpërtheu shpërthimi më i fuqishëm i Diellit në shtatë vjet: ScienceAlert
Këto pjesë trupi duhen larë çdo ditë, edhe nëse nuk bëni dush!
Mjekët nuk e sugjerojnë dhe nuk mendojnë se të bërit dush çdo ditë është domosdoshmëri. Kjo, sepse ndër të tjera, largon nga lëkura edhe “yndyrat” e mira që i duhen asaj. Megjithatë, nëse dushi është pjesë e rutinës suaj ditore, përsëri nuk ka asnjë problem, përsa kohë që nuk zgjat më shumë se 7-10 minuta dhe nuk konsiston në fërkim shumë të ashpër të lëkurës.
Sidoqoftë, për njerëzit që nuk veprojnë kështu, ka gjithsesi disa pjesë trupi që duhen larë çdo ditë:
Dr. Purvisha Paatel, thotë se është e rëndësishme të përqendroheni në zonat ku kemi gjëndra të djersës, si sqetullat dhe ijet. Në këto zona, djersa ndërvepron me bakteret në lëkurë për të krijuar erën e trupi.
Ndërkohë, dr. Mona Gohaha thotë:
“Sqetullat, ijet, vithet dhe këmbët mbajnë shumë baktere dhe kanë më shumë nevojë për vëmendje të përditshme për të parandaluar inflamimin e tyre.”
Susan Cox, dermatologe, gjithashtu këshillon:
“Nëse mbani grim veçanërisht, është e panegociueshme që ju duhet ta hiqni atë çdo ditë dhe të vazhdoni duke larë fytyrën tuaj.”
Ajo sugjeron pastrim të dyfishtë për fytyrën, për shembull vaj pastrues dhe larës.