Atalanta kërkon 60 milionë euro për holandezin, “trembet” Liverpooli
Osmani merr sot mendimet e partive politike rreth rekomandimit për shtyrjen e zgjedhjeve
IKSHPK ka propozuar që për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, zgjedhjet lokale të 17 tetorit të shtyhen. Një ide të ngjashme e kishte dhënë paraprakisht edhe Lëvizja Vetëvendosje. Por, opozita, këmbëngulë në mbajtjen e zgjedhjeve, duke besuar se IKSHPK ishte në funksion të partisë në pushtet.
Vetëvendosje, sipas opozitës është në rënie pas fitores në zgjedhjet parlamentare, për shkak të, siç thuhet, menaxhimit të dobët të pandemisë dhe qeverisjes joefikase.
Andaj, Presidentja Vjosa Osmani, ka ftuar për sot në takim, përfaqësuesit e partive parlamentare ku pritet të diskutohet për rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.
Lidhur me këtë takim, partitë politike e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, megjithatë, opozita po e kundërshton me çdo kusht opsionin e shtyrjes së zgjedhjeve të 17 tetorit.
Përfaqësues të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s po e vlerësojnë si suspendim të demokracisë shtyrjen eventuale të zgjedhjeve.
Madje ftesa drejtuar partive politike për këtë takim nga shumëkush po vlerësohet si favor që po i bëhet partisë në pushtet nga ana e presidentes.
Vet kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në një intervistë e kishte nxjerrë në publik idenë për shtyrjen e zgjedhjeve për shkak të situatës me pandeminë.
Në anën tjetër, pikërisht në kohën e pandemisë janë mbajtur edhe zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit.
Zyrtarë të afërt me presidenten kanë thënë se Vjosa Osmani nuk do të marr vendim arbitrar për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.
Takimi i ftuar për sot do të mbahet nga ora 17:00.