VITI 1922/ Takimi i amerikanes, Rose Wilder Lane me malësorin që ishte strehuar dhe jetonte
Sot, 11 të vdekur nga COVID-19
11 persona kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit, sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuar të shtunën.
Për këtë periudhë janë regjistruar edhe 259 raste të reja nga testimi i 6630 testimeve. Sot janë regjistruar edhe 850 të shëruar duke e ulur numrin e rasteve aktive në 11 mijë e 862.
Ndërkaq sa i përket procesit të vaksinimit, deri tash janë administruar rreth 1.16 milionë doza. Prej tyre rreth 434 mijë qytetarë i kanë marrë nga dy doza (rreth 868 mijë doza). Me nga një dozë deri tash janë vaksinuar edhe 291 mijë qytetarë të tjerë.