“Paramithia u kthye në th,ertore, 500 vetë u vr,anë çn,jerëzisht, gratë i kapën dhe…”-Ma,sakra e
Qytetarët serbë mblidhen për të bllokuar vendkalimin kufitar në Jarinë (VIDEO)
Një grup i qytetarëve serb, i pakënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit të targave ndaj Serbisë është mbledhur në një protestë në Jarinë.
Ata fillimisht bllokuan rrugën në të dy anët, ndërkohë që morën urdhërin nga Policia e Kosovës që protestën ta zhvillojnë, por pa e bllokuar rrugën.
Ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme thotë se situata në veri është e qetë, mediat lokale serbe thonë se në veri po shtohen tensionet dhe se situata është shumë e ndjeshme.
Përndryshe, prej sot, Qeveria e Kosovës ka vendosur masën e reciprocitetit ndaj Serbisë kur janë në pyetje targat e veturave dhe automjeteve. Asnjë veturë nuk lejohet të hyjë në Kosovë përmes pikave kufitare me Serbinë nëse nuk pajiset me tabelat e përkohshme “RKS”, ngjashëm siç vepron Serbia me autotargat për qytetarët e Kosovës.