Vulletiq për The Geopost: Serbia ka dyfytyrësi politike me të dyja palët, këtë e shohin
FOTOT/ Situata në Jarinjë: Pamje nga ndërrimi i njësive të Policisë
Gjendja e rrugës për në Jarinjë vazhdon të mbetet e qetë edhe pas më shumë se 24 orëve, prej kur qytetarë të shumtë vendosën që me anë të makinerive të rënda të bllokojnë në tërësi qarkullimin e lirë.
Këto veprime u ndërmorën pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në lidhje me mbulimin e përkohshëm të tabelave të veturave që vijnë nga Serbia.
Ekipi i KALLXO.com edhe sot po qëndron në Jarinje për të parë nga afër zhvillimet në këtë zonë.
Ndërkohë, trupat policore në këtë zonë kanë nis të ndërrohen dhe pjesëtarë të tjerë kanë ardhur në vendngjarje.