Një neuroshkencëtar shpjegon se si truri juaj mendon në të vërtetë: ScienceAlert
Çmenduri pa kufij/ Harxhon 83 mijë USD për t’u kthyer në dragua (FOTO)
Një entuziast i modifikimit të trupit ka zbuluar se si shpenzoi mijëra dollarë duke u shndërruar në ‘dragua njerëzor’ – dhe rrëfeu se tani po kërkon dashurinë pas 12 vitesh beqarie.
Tiamat Legion Medusa, 60 vjeç, nga Teksasi, i cili lindi me emrin Richard Hernandez, ëndërronte për një kafshim gjarpri në vitet 1980, të cilin ai beson se e shndërroi në një ‘reptoid’, duke çuar në transformimin dramatik fizik.
Që atëherë ai ka shpenzuar më shumë se 83,500 dollarë (61,000 euro) në ndërhyrje kirurgjikale, duke përfshirë heqjen e veshit, ndarjen e gjuhës, dhe tatuazhet e panumërta që nuk janë përfunduar akoma.
Ai shpreson të shtojë ‘brirë’ në kokë dhe të planifikojë heqjen e gjashtë dhëmbëve të mbetur në mënyrë që të marri një seri të plotë të implanteve dentare të dizajnuara që të duken si dhëmbët e dragoit.
Ai gjithashtu po planifikon të kryejë një penektomi – duke hequr penisin tërësisht në një përpjekje për t’u bërë “dragoi i parë dhe i vetëm në botë pa gjini”.