“Buzëqeshin” Milani dhe Juventusi, Zirkzee kushton më pak seç mendohej
Bashkëshortja e Kurtit promovoi librin e saj në Beograd, ja çfarë tha Vuçiq
Gruaja e kryeministrit Albin Kurti, Rita Augestad Knudsen, ka promovuar një libër në Beograd të Serbisë.
Mediet serbe kanë raportuar se bëhet fjalë për librin “Ideja e lirisë dhe vetëvendosjes”, për të cilin Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, të cilët kanë përkthyer këtë libër në gjuhën serbe, kanë organizuar një konferencë diskutimi mbi vetëvendosjen.
Rita Augestad Knudsen iu bashkua konferencës përmes “Zoom-it”, ku edhe falënderoi organizatorin për përkthimin dhe organizimin e diskutimit me temën e së drejtës për vetëvendosje.
Në diskutim ishin të pranishëm edhe drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike, Dushan Janjiq dhe profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Dragan Gjukanoviq.
Drejtori i Institutit të Kosovës për Kërkim dhe Zhvillim (KIPRED), Lulzim Peci, profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Sarajevë, Nerzuk Ćurak, dhe profesori i Fakultetit Juridik në Podgoricë, Sërxhan Darmanoviq, iu bashkuan diskutimit.
Ndër të tjera, siç raportojnë mediat serbe, autorja tha se pret që koncepti i vetëvendosjes, kuptimi dhe koncepti i të cilit po ndryshon, do të kthehet në politikën ndërkombëtare.
Libri, ndër të tjera, siç është shkruar në hyrje, flet mbi rëndësinë e temës së “vetëvendosjes”, që siç shkruhet, reflektuan luftën mbi kuptimin ndërkombëtar të lirisë dhe ishin pjesë e saj.
ÇFARË THA VUÇIQ
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka komentuar promovimin e librit të gruas së Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës në Beograd.
Ai pyeti se si është e mundur që Vetëvendosja është thelbi i lirisë për të gjithë popujt, përveç serbëve, “Si ndodh që për norvegjezët dhe shqiptarët dhe për të gjithë evropianët, Vetëvendosja është thelbi i lirisë dhe demokracisë, dhe jo vetëm për serbët?”, pyeti Vuçiq.
I pari i Serbisë deklaroi se nuk e dinte për promovimin e librit, duke shtuar nuk ishte problemi i tij.
“Ne nuk kemi frikë nga fjalët apo librat e askujt. Serbia duhet të jetë mbi këtë,” tha ai, duke shtuar se problemi i tyre është se si Vetëvendosja shihet kudo si mishërim i lirisë, përveç në rastin e Serbisë. “Na tregoni se kulmi i mendimit liridashës iu lejohet të gjithëve përveç serbëve. Na thoni që është kështu dhe ne e dimë se nuk ka parime, se nuk ka. Le t’i quajmë gjërat me emrat e tyre të vërtetë,” tha Vuçiq, shkruan B92