Dezinformon Putin: Bashkëpunimi ynë me Kinën, faktor stabilizues ndërkmbëtar
Serbët në veri kërcënojnë ata që marrin targat “RKS”
Në Mitrovicë të Veriut ka nisur një fushatë e gjerë frikësimi. Qytetarë të shumtë janë zgjuar të mërkurën duke i parë në veturat e tyre panot e vendosura në pjesën e përparme të veturave, përfundi fshesave të xhamave, ku është shtypur regjistrimi i përkohshëm i Republikës së Kosovës si dhe mesazhi kërcënues.
Panot janë vendosur në shumë vetura, edhe në ato që kanë targa të Serbisë.
“RKS 121-TP-01: Për këto targa, ua q**** nënat”, shkruan në mesazhin kërcënues, kanë bërë të ditur qytetarët nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët se kërcënimi është vepër penale dhe këto forma dhe forma tjera të kërcënimeve do të hetohen nga Policia e Kosovës dhe do të merren masa sipas ligjit.
Përkundër kësaj, MPB i ka ftuar të gjithë qytetarët që të pajisen me targa të përkohshme dhe të mos bien pre e këtyre linçimeve. Prej vendimit për vendosjen e targave të përkohshme (20 shtator 2021) deri më sot janë lëshuar 11 mijë e 500 tabela.