Dielli lëshon valën magnetike më të madhe të zjarrtë në afro një dekadë
Vitia sot lëshon pozitën e ministrit, për t’i hyrë garës për kryetar të Prishtinës
Prej sot, garës për kryetar të Prishtinës pritet t’i bashkohet edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili do të dorëhiqet nga funksioni iministrit.
Si kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Vitia hyn në garë me kundërkandidatët tjerë si Përparim Rama i LDK-së, Uran Ismaili i PDK-së dhe Daut Haradinaj i AAK-së.
Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të organizohen më 17 tetor, ndërkaq balotazhi për komunat ku nuk do të ketë një fitues, më 1 nëntor.
Me dorëheqjen e Vitisë, pozita e ushtrueses së detyrës së ministres së Shëndetësisë, pritet t’i kalojë Pozita e ministrit të Shëndetësisë, pritet që t’i kalojë në Dafina Gexha-Bunjakut.
Ajo, aktualisht është zëvendësministre e Shëndetësisë. Ka lindur në Gjakovë. E diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ka vazhduar studimet post-diplomike në fushën e menaxhmentit shëndetësor – program i përbashkët i Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Vjenës, Austri.
Është specialiste e epidemiologjisë, dhe ka punuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Departmentin e Epidemiologjisë. Gjithashtu ka qenë pjesë e ekipit të IKShPK për fazën përgatitore dhe menaxhuese për COVID-19.
Gexha-Bunjaku është koordinatore për Kosovën në ECDC (Qendra Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve Ngjitëse), për raportim dhe bashkëpunim në disa fusha. Ka punuar në Programin e Mjekësisë Familjare të zhvilluar dhe përkrahur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm, Mbretëria e Bashkuar. (Informacionet mbi veprimtarinë e zëvendësministres janë të publikuara në faqen zyrtare të MSH-së)